Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka dërguar kërkesë për mbështetje ajrore tek Ministria e Punëve të Brendshme, pas marrjes së një raportimi në numrin e thirrjeve emergjente 112.
“Kryetari i Komunës Çuçer-Sandevë raportoi zjarr në numrin emergjent 112 mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë, para tunelit në anën e djathtë. Zjarri ndodhet në terren të paarritshëm, për shkak të të cilit ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri nuk kanë mundësi të ndërhyjnë nga toka.
Zjarri ka intensitet të lartë, ndërsa era e fortë e përhap dhe e shtyn drejt kodrës, ndërsa krahu tjetër i zjarrit po lëviz drejt fshatrave Bllacë dhe Çuçer.
QMK ka kërkuar mbështetje ajrore urgjente, ndërsa helikopteri është në fazë përgatitjeje teknike dhe pritet të ngrihet së shpejti”, thuhet në njoftimin e QMK-së. /SHENJA/
Data 08.11.2026
Aktuale
- Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)
- Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël
- Presidenti i Izraelit mandaton rivalin e Netanyahut, Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë së re
- E shtuna e katërt e protestave në Francë, përplasje në Lion dhe masa të rrepta sigurie në Paris
- Erion Veliaj, kurbani që duhet të zgjedhë kasapin
- ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën
- Kthimi i trurit: 171 mjekë rikthehen në Kosovë në vitin 2025
- Tragjedia në Prizren: 22-vjeçari humb jetën pas rënies nga motor katërrotësh



