Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi kanë thënë se sonte nuk është mbajtur seanca për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës. Kjo për shkak se nuk është arritur marrëveshje me deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
“Edhe krahas këmbënguljes sime gjatë gjithë ditës për harmonizimin e qëndrimeve e të gjithë faktorëve politik në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe mbajtjes së të dyja seanca në të cilin do të votoheshin Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës, afati i të cilit theksoj kalon sonte në orën 24:00, nuk u arrit marrëveshje, Të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e RMV-së shprehën gatishmëri për mbajtjen e seancave përveç Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Për rrjedhën e mëtutjeshëm do të ju informojmë gjatë ditës së nesërme”, thuhet në reagimin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell SHENJA.