Secili prej nesh ka përgjegjësi personale, por edhe përgjegjësi ndaj shoqërisë kur bëhet fjalë për përhapjen e infeksionit me Covid-19, tha drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq në paraqitjen e sa të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat. Ajo përsëriti thirrjet për publikun e gjerë për mbrojtje kundër sëmundjes dhe bëri thirrje që të besim në sistemin shëndetësor.
– Advertisment –
“Ne të gjithë jemi përgjegjës për përhapjen e infeksionit dhe duhet ta kuptojmë seriozisht maskën që e vendosim, pavarësisht nga distanca. Bëj thirrje për besim në mantelet e bardhë dhe rekomandimet që ne i japim”, tha Stevanoviq.