Në stacionin e policisë në Kumanovë mbrëmë dy persona kanë denoncuar se janë sulmuar në Entin për punë sociale, transmeton gazeta LAJM. “Mbrëmë në ora 11.05 një e punësuar në Entin për punë sociale në Kumanovë, ka denoncuar se një person e ka sulmuar fizikish personin me inicialet V.N(40), i punësuar në Ent. Në ora 11.30 nga ana e personit me inicialet B.B(57) nga fshati Ramanli është bërë denoncimi se rreth orës 11.00 në ambientet e Entit për punë sociale në Kumanovë fizikisht është sulmuar nga një person i punësuar në Ent. Pas masave të marra, është kryer bisedë me personin me inicialet B.B dhe V.V dhe për ta janë përgatitur raporte ku është konstatuar shkelje sipas nenit 11 të Ligjit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike “, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.
Data 25.12.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti: BDI kurrë nuk ka qenë më e fortë se sot!
- Çfarë mesazhi dhanë votuesit shqiptarë më 19 tetor? Përgjigjet Ahmeti
- Ahmeti: Gjuha shqipe është zyrtare, nuk është gjuhë e cila flitet vetëm në çarshi
- Ali Ahmeti tregon se cilat janë vijat e kuqe të BDI-së për të bashkëpunuar me VMRO-DPMNE-në
- Ahmeti: Shqiptarët nga të diskriminuar u bënë faktor shtetformues, para një viti e gjysmë Maqedoninë e lash me kryeministër shqiptarë
- “Hetime të thelluara pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme”- Kreu i SPAK flet për BIRN: Qasja do të jete më e ashpër! Askush mbi ligjin!
- Arrestohen pesë persona në Tetovë të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture
- Gjorgjievski inspektoi punimet për rindërtimin e urës në Karposh


