Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi ka thënë se masat ekonomike ishin të duhura për ta ndihmuar ekonominë ta mbijetojë krizën, shtyrja e krediteve, shtyrja e tatimeve të kompanive, ulja e kamatave dhe kartelat pagersore kane dhene efekte pozitive. Bytyqi gjithashtu tha se përmes këtij instrumenti inkurajojnë inovacionin dhe kreativitetin e kompanive dhe presim që ata të njohin mundësinë e transformimit, të reagojnë shpejt, t’i përshtaten kushteve të reja dhe të kthehen në rrugën e suksesit sa më shpejt të jetë e mundur .
ZËVENDËS KRYEMINISTËR PËR ÇËSTHJE EKONOMIKE FATMIR BYTYQI
“Me linjën kreditore pa interes COVID 19 përmes bankës së zhvillimit në ekonomi kemi injektuar burime të reja financiare prej 5 milion eurove për ato kompani nga sektorët më të prekur, turizmin, hotelierinë dhe transportin e udhëtarëve. Për këtë linjë kreditore pa interes,janë miratuar 737 aplikime nga kompanitë që punësojnë 6509 persona. Banka për zhvillim shplaosi edhe linjë kreditore COVID 2 në vlerë prej 8 milionë eurove që ishte e destinuar për të gjitha sferat. Me këtë linjë kreditore gjithsej janë miratuar 639 apilikime për kredi nga kompanitë vendore që punësojnë 11325 punëtorë. Kompanitë e këtij sektori dhe gjithë ato që kanë pasur humbje e kanë shfytëzuar ndihmën për pagesë të pagave minimale prej 14.500 denarëve , këtë e kanë shfytëzuar 20000 kompani me 120000 punëtorë. Po përgatitemi për një periudhë të vitit ku pritjet nga viti në të cilin pritjet në nivel botëror është se do të ketë valë të re e cila ndoshta do të ketë pasoja më të mëdha mbi ekonominë. Treguesit tregojnë se në tremujori i katërt do të kryesor për tejkalimin e krizës ekonomike këtë vit. Me përgatitjet që i bëjmë, jemi në fazën finale”, deklaroi Bytyqi