Me 10.01.2019 në ora 18.45 në rrugën “Butel” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Folksvagen Tuareg” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.P.M.(38) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Reno 9” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.P.(18) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë I.P.(48) bashkëudhëtare nga vetura ‘Reno’. Ajo është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.