Presidenti rus, Vlladimir Putin ka emëruar Sergej Bazdnikin për ambasador në Maqedoni, lajmëron agjencia e lajmeve TASS.
Nga kabineti i Putinit kanë bërë të ditur se pikërisht presidenti ka qenë ai që ka emëruar Bazdnikinin për ambasador në Shkup.
Dekreti është publikuar bashkë me ate të lirimit nga detyra të ambasadorit të deritanishëm Oleg Shçerbak, që është në këtë funksion nga viti 2010.
Bazdnikin është ish-zëvendës-kryeshef i Departamentit për planifikim në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. Nga ana tjetër sipas Plusinfo, nuk bëhet e ditur arsyeja për lirimin nga detyra të ambasadorit të deritanishëm, i cili ka qenë protagonistë në zhvillimet politike në Maqedoni me deklaratat e tij.