Qytetarët përsëri mund të paraqesin kërkesa për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore në drejtorinë për çështje pronësore juridike.
Me ndryshimet në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore, e cila hyri në fuqi dje, qytetarëve u është dhënë përsëri kjo e drejtë. Pikërisht, që nga mbarimi i afatit të mëparshëm të 15 dhjetorit 2014, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin kërkesë privatizimi.
Dokumentet që duhet të bashkëngjiten me kërkesën janë: fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës, baza ligjore në bazë të së cilës është arritur e drejta për shfrytëzimin e tokës (ligj, tapi, gjykim, marrëveshje, vendim, vendim i autoritetit kompetent) dhe të dhënat e tokës, çertifikata e planit kadasrës nga Agjencia për kadastër të patundshmërive ose listën e pronësisë nga kadastra e tokës. Kërkesat dorëzohen në Drejtorinë rajonale për çështje pronësore juridike në komunën ku është
vendosur toka. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore është 31 dhjetor 2021.
Data 08.09.2025
Aktuale
- Ura më e frikshme në botë ndodhet në Kinë, ja arsyeja pse është cilësuar e tillë
- Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
- Toshkovski nuk ka dyshime se aktualisht po kryhen përgjime të paligjshme
- Zbuloni risitë e Apple Watch Series 11: Ekran më i ndritshëm dhe ngjyra të reja
- 10 misteret më të frikshme që sfidojnë historinë
- Mesut Bajrami: Tradhtia ka emër – Alternativa Kumanovë
- Blerant Ramadani premton: Brenda dy vitesh, nevojat bazike të Sarajit do të plotësohen
- BDI: Projekti i Izet Mexhitit për “fasadat energjetike”, një mashtrim tjetër elektoral