Edhe pse kaluan vite pasi kontracepsioni modern erdhi në botë, akoma ekzistojnë vajza dhe gra të cilat nuk kanë qasje tek ai, konstatoi përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton në shënimin e sotëm të Ditës Botërore të popullsisë, kushtuar të Drejtës së Planifikimit të Familjes.
Ajo theksoi se në botë rreth 225 milionë gra të cilat duan të mbrohen prej shtatzënisë nuk përdorin metoda të sigurta dhe efikase për planifikimin e familjes për arsye të ndryshme, duke filluar nga mungesa e qasjes së informacioneve dhe shërbimeve e deri te mungesa e mbështetjes nga partneri apo bashkësia.
“Serviset për planifikimin e familjes duhet të ekzistojnë në çdo shtet. Planifikimi i familjes i inkurajon njerëzit dhe i zhvillon kombet”, theksoi Vinton.
Doktor Brankica Mlladenoviq, drejtuese e Shtëpisë së Shëndetit për mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve, theksoi se benefit prej familjes së planifikuar, përveç gruaja, kanë edhe fëmijët, burrat, familjet, adoleshentët si edhe bashkësia.
Ajo theksoi se përdorimi i pamjaftueshëm i kontracepsionit në Maqedoni është e mundur t’i referohet informimit të ulët për metodat ekzistuese dhe përfitimet nga planifikimi i familjes, paragjykimeve dhe bindjeve të gabuara, qasjes dhe mjeteve, pabarazisë gjinore, varësisë ekonomike të grave, si dhe normave tradicionale dhe kulturore.
“Shtatzënia e paplanifikuar paraqet problem të rëndësishëm publiko-shëndetësor. Në nivel global 40 për qind e të gjitha shtatzënive janë të paplanifikuara, prej të cilave 50 për qind përfundojnë me abort. Me planifikimin e familjes arrihen përfitime të konsiderueshme shëndetësore, ekonomike dhe sociale”, informoi Mlladenoviq.
Ajo konstatoi se akoma jemi duke u ballafaquar me sfidën për përmirësimin e qasjes drejt metodave moderne të familjes së planifikuar.
Drejtori ekzekutiv i HERA, Bojan Jovanovski, theksoi se përdorimi i kontracepsionit për të rinjtë është i rëndësishëm për shkak të parandalimit të shtatzënisë së paplanifikuar, për shkak të barazisë gjinore, përfitimet mjekësore, siç është zvogëlimi i rrezikut prej kancerit në mitër dhe që të rinjtë të jenë më të shëndetshëm, më mirë të arsimuar dhe më produktiv në aspektin ekonomik.