Nga vetëqeverisja loka e Gostivarit informojnë se ky trajtim do të bëhet në disa lokacione, si pjesë e fazës së parë. Spërkatje nga vendi do të ketë në parkun e qytetit në të majtë dhe të djathtë të lumit Vardar, në afërsi të spitlait të përgjithshëm, nëpër rrugën “JNA” deri te udhëkryqi i Zdunjës, shtratin e lumit Vardar në atarin e fshatit Raven, kanalin nga Udhëkryqi i Zdunjës – Zona e gjashtë, Maleardi, rr. “Boris Kidriç”, rr. “Beliçica” deri te lagjja e Fazanerisë, fshatrat Banjicë e Poshtme dhe e Epërme, përgjatë bulevardit “Vëllezërit Ginoski”, sheshin e qytetit deri në dalje të qytetit drejt fshatit Çajle dhe lumit Jahorka në fshatin Forinë.
Nga komuna theksojnë se në rast të motit me shi apo erës së fuqishme, dezinsektimi do të shtyhet për një ditë tjetër me kushte më të volitshme të motit.
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje kultivuesve të bletëve të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtje, ta sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit për bletët që duhet të jetë në vendbanimet e tyre minimum 5-6 orë pas trajtimit të rajonit.
Spërkatjen me “aurodil” këtë vit do ta kryejë SHPTSH Plant Medika./mia