Aksionin që komuna e Tetovës e ka nisur përmes inspektoratit komunal i quajtur ‘Qyteti yt hapësira yte’ ka nisur të jap rezultate mjaft të mira dhe qytetarët e Tetovës janë shumë të kënaqur nga mundësia e lëvizjes dhe qarkullimit nëpër qytet pasiqë njerëz të papërgjegjshëm kishin uzurpuar hapësira të cilat i takonin qytetit përktaësisht vet qytetarëve dhe që shfrytëzoheshin nga pronarë të ndryshëm e që qëllimi i gjithë këtij aksioni është që të kthejë në shërbim të të gjithë qytetarëve hapësirat publike.
Një nga hapësirat që po pastrohet e që do të shndërohet në një park publik me pajisje urbane është dhe hapësira përballë xhamisë së Larme e që në ditët e nxehta të verës qytetarët do të mund të freskohen në këtë park si në kohët e vjetra.
Aksioni i ngjajshëm bëhet në shumë hapësira publike në mbarë qytetin dhe kjo falë ndërhyrjes së autoriteteve komunale respektivisht inspektoratit.