Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që u organizuan në Preshevë, duke mposhtur Partinë Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa dhe Partinë për Veprim Demokratik të Ardita Sinanit.
Sipas raporteve, Shqipërim Arifi me Alternativën për Ndryshim ka marrë mbi 4600 vota, apo mbi 50 për qind të votave.
“Në secilën njësi kemi rritje 100 për qind. Miratova ka rritje 309 për qind. PDSh ka 3.600 vota, PVD as 1 mijë vota ndërsa APN 4.650 vota”, tha Armend Aliu, nënkryetar i partisë Alternativa Për Ndryshim.
Presheva ka mbi 19 mijë qytetarë me të drejtë vote, ndërsa këta janë të ndarë në 38 njësi. Votat e panumëruara janë kryesisht në qytetin e Preshevës dhe fshatin Rahovicë. Raportohet se në qytetin e Preshevës komisionerët e PVD dhe PDSH, kanë bllokuar procesin e nënshkrimit, pasi komisionerët janë tërhequr me pretendimin e parregullsive për shkak të disa fletëve tepër në kuti apo 1 flete mangut siç ndodhi në një kuti tjetër, raporton televizioni publik.
Nga Alternativa Për Ndryshim akuzojnë se ky bllokim është duke ndodhur për shkak të humbjes që po pësojnë dy partitë politike PDSh dhe PVD. Vëzhguesit raportojnë se edhe në vetë qytetin e Preshevës APN ka fituar bindshëm ndaj rivalëve të saj.
Votimet në Preshevë filluan dje në orën 7 të mëngjesit dhe që në paraditen e hershme pati probleme, pasi njësia numër 5 ku jeton dhe voton Ardita Sinani, pas problemeve me ko