Greqia, Maqedonia dhe Serbia, dëshirojnë që të ndërtojnë kanal lundrues që do ta ndërlidhë lumin Danub me Detin Egje dhe Detin Mesdhe, i cili sipas kryeministrit grek Aleksis Cipras “do të mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit”, thekson magazina gjermane “Velt”.
Gazeta e vlerëson projektin si “senzacional” dhe thekson se kërkohen investues, të cilët do t’i ndërmarrin shpenzimet e larta për ndërtimin e korridorit lundrues, qëllimi i të cilëve është ndërlidhja e lumenjve Danub, Morava dhe Vardar.
Për projektin grandioz, me vlerë prej 17 miliardë eurosh, njofton edhe rrjeti gazetaresk gjerman N-tv.