Ndotja ekstreme e ajrit, vjen për arsye të jo-seriozitetit të autoriteteve të qytetit të Shkupit, të cilët nuk janë të aftë të ndërmarrin masa efikase kundër ndotjes. Mungojnë masat afatgjate sepse masat e ndërmarra deri më tani nuk kanë dhanë rezultatet e pritura.
Në një prononcim për Almakos, ambientalisti Afrim Osmani thotë se ndotja e ajrit kulmin e arrinë gjatë stinës së dimrit kur qytetarët përdorin drunjtë për ngrohje ndërsa deponitë e egra shfrytëzojnë situatën për të diegur mbeturinat për të kaluar pa u ndëshkruar nga autoritetet.
“Apelojë te autoritete e Shkupit, në luftën kundër ndotjes së ajrit urgjentisht të sigurojnë transport publik falas për një periudhë më të gjatë kohore, derisa të ulet sado pak ndotja e ajrit, vazhdimisht të stërpikin asfaltin me acetat kalcium magneziumi, i cili ndihmon në zbutjen e ajër-ndotjes, është prodhim ekologjik, i cili nuk dëmton as automjetet, si dhe as shëndetin e njeriut”, deklaroi Osmani për Almakos, duke shtuar se në kohën kur regjistrohen nivele të larta të ajër-ndotjes, autoritetet të pezullojnë përkohësisht punën e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme.
Ai, po ashtu fton krye-bashkiakun e Shkupit në mënyrë permanente të bëjnë sensibilizimin e çështjes së ndotjes së ajrit dhe rreziku që mund të shkaktoj ai.
Mevludin Imeri
Almakos.com