Mbrëmë pas orës 18 në bulevardin “Aradhët Partizane” janë kryer dy plaçkitje në të cilat me kërcënim me thikë janë marrë para dhe një orë. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në orën 18.20 minuta është denoncuar se në Shkup në bulevardin “Aradhët partizane” nga ana e personave të panjohur me kërcënim me thikë është kryer plaçkitje mbi P.P (19) ku i janë marrë 300 denarë. Rasti i dytë dy persona të panjohur në orën 18 e 45 minuta në stacionin e autobusëve para Qendrës Tregtare “Aluminka”, me kërcënim me thikë kanë kryer plaçkitje mbi A.T (19) dhe të një personi tjetër 17 vjeçar ku të dyve u janë marrë nga 200 denarë dhe një orë dore. Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të të dy rasteve.
Data 26.08.2025
Aktuale
- Zaptimi i godinave të Focus Media News dhe Panorama Group! Klevis Balliu: Kushdo që denoncon aferën më të vogël, rrezikon sulme
- Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie
- Ali Ahmeti: Nënë Tereza, simbol i humanizmit dhe dashurisë
- Kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Dellçevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
- Mexhiti për fyerjet në ndeshjen Pelister-Shkupi: Individët e papërgjegjshëm do të përballen me ligjin
- Këta janë tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
- Si zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit?
- EMRAT/ Arrestohe në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe! Akuzat që rëndojnë ndaj tyre