Sistemi gjyqësor në Maqedoni dhe dënimet e shqiptarëve, kjo është njëra ndër pyetjet e parashtruara nga gazetarët për presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në konferencën e përbashkët me homologun e tij nga Maqedonia Gjorge Ivanov.
“Nuk mund të hyjë në brendi të sistemit gjyqësor në Maqedoni, vetëm mund të pres që në të ardhmen, sistemi gjyqësor i Maqedonisë të jetë më transparent, dhe sipas të gjitha standardeve evropiane”, tha presidenti i Shqipërisë Ilir Meta para gazetarëve.
“Këtë e them duke marr parasysh se Maqedonia dëshiron të jetë anëtarë e NATO dhe BE-së”, shtoi Meta.
Almakos.com
M.I