Përfaqësuesi zyrtar për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor nga sektori për diplomaci publike në NATO, Robert Pscel sot vlerësoi se rajoni po lëviz në drejtim të vërtetë pasi që të gjitha vendet dëshirojnë të bëhen anëtare e Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se NATO nuk preferon ndonjë vend në llogari të një vendi tjetër, duke vlerësuar se integrimet evropiane duhet t’u sjellin dobi të gjithëve.
“Për ne është veçanërisht e rëndësishme ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor lidhur me çështjen për sigurinë dhe integrimet evropiane, pasi që nuk mund të imagjinohet rajoni të jetë jashtë ngjarjeve kryesore”, deklaroi Pscel.
Sipas tij, BE është cak i dëshiruar i të gjithëve në rajon, NATO vetëm për disa, por, megjithatë, siç tha, askush nuk është i përjashtuar.
“Ne dëshirojmë që të gjithë të kemi dobi prej kësaj”, tha Pscel dhe përkujtoi se Unioni po bën politikë të “dyerve të hapura”, që u konfirmua me anëtarësimin e Malit të Zi.
Ai theksoi se NATO ka agjendë pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe se nuk ka “plane dhe ide të fshehta”.
“NATO dëshiron t’i përforcojë angazhimet e veta për më shumë shkaqe, para së gjithash për shkak të sigurisë në rajon, që është me interes kryesor”, tha Pscel, duke shtuar se po respektohet politika e çdo vendi në rajon dhe se kjo është diçka që nënkuptohet.
Theksoi se KFOR mbetet si dikush i cili është më i rëndësishëm në mundësimin e sigurisë së Kosovës dhe në mbrojtjen e manastireve.
Pscel vlerëson se duhet të zgjidhet problemi me dezinformimin, që, sipas tij, mbizotëron pothuajse kudo, më pas duke theksuar se ky nuk është vetëm problem i BE-së, NATO-s apo vendeve të caktuara. Vlerësoi se kjo shkakton mosbesim ose ndikon në marrëdhëniet e mira finje dhe prandaj, siç theksoi, është e rëndësishme të kontrollohen burimet.