Oda Dibrane, që në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut, simbolin e vatrës së besës e bujarisë, për tre net rresht në edicionin e 23 është mikpritëse e odës shqiptare Festivali folklorik “Oda dibrane” në mbrëmjen të quajtur mbrëmja e mirëseardhjes, që u mbajt mbrëmë në Sallën e sporteve “Dibra”, morën pjesë tre shoqëri kulturore, ShKA “Malësori” nga Hasi i Kosovës, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe Grupi i polifonisë “Gjergj Arianiti” nga Mallakastra.
Pjesmarrës në këtë festival ishte edhe ansambli ” Burimet e Sharrit”.
“Ansambli “Burimet e sharrit” kësaj rradhe në këtë festival, si zakonisht do të prezantohet gatë natës finale, me një program të begatëshëm me valle, humor dhe alegori si dhe disa lojra popullore të cilat publiku i Peshkopisë kurëdoherë i ka përcjellë me një interesim dhe entuzuazëm të jashtëzakonshëm. “Festivali ka për qëllim të prezantojë kulturën shpirtërore të popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashëgimisë shpirtërore, atë të këngës dhe valles humoristike, prandaj neve me kënaqësi i jemi thirrë Ftesës së këtij festivali, sepse jemi një ndër ato të cilët me fanatizëm i kemi ruajtur vlerat e mirëfillta të trashëgimisë sonë popullore”- thot kryetari i këtij ansambli z. Zilfi ALIU.
Gjatë fjalës së mirëseardhjes, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, tha se sonte jo vetëm dy Dibrat janë bashkë, por sonte Dibra është më e gëzuar se kurrë më parë.
Drejtori i Festivalit folklorik “Oda dibrane”, Veli Vraniqi, njoftoi se në këtë event marrin pjesë 17 shoqëri e ansamble të ndryshme kulturore nga hapësira gjithëshqiptare.
Nata e dytë dhe e tretë e këtij festivalit do të mbahet në qytetin e Peshkopisë.
Gjatë ditëve të festivalit janë hapur ekspozita e pikturave me motive etnografike, ekspozita të librit dhe ekspozita të fotografive.
Nata e dytë dhe e tretë për shoqëritë kulturore që marrin pjesë do të jetë konkurruese, ku do të jepen edhe çmime të cilat do të ndahen për shoqëritë më të suksesshme në natën e tretë të festivalit.