Qendra për politika, analiza dhe konsalting ekonomik (QPAKE) në bashkëpunim me Divisionin e NATO-s për diplomaci publike nga Brukseli sot dhe nesër organizon seminar me temë “Sot liderë nacional, nesër liderë të NATO-s”. Në këtë seminar dyditor, që do të mbahet në Shkup, do të marrin pjesë rreth 50 studentë nga disa universitete private në shtet. Ligjërata do të mbajnë prof.dr. Trajan Gocevski, ministër i parë i Mbrojtjes në Republikën e pavarur të Maqedonisë, gjeneral nënkoloneli Mirosllav Stojanovski, ishshefi i SHM të ARM-së, Dimitar Bellçev, ish-diplomat në Misionin e Republikës së Maqedonisë pranë Bashkimit Evropian, mr. Katerina Shojiq, mr. Vesna Popovska, përfaqësuese nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesi nga Aleanca e NATO-s. Qendra për politika, analiza dhe konsalting ekonomik informon se seminari ka për qëllim zgjerim të njohurive për njohuritë e pjesëmarrësve për NATO si organizatë ndërkombëtare politiko-ushtarake, ndërsa përmes përpunimit të disa temave do të afirmohen vlerat e Aleancës së NATO-s, politikat e NATO-s për dyer të hapura dhe ndikimi pozitiv nga anëtarësimi i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në NATO.
Data 19.08.2025
Aktuale
- Në gjendje të dehur dyshohet se keqtrajtoi gruan, arrestohet i dyshuari
- Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi
- Panda e vjetër që magjeps vizitorët në Meksikë
- Detaje nga ekzekutimi i Artur Bashimit: Autori e priti në këmbë dhe e qëlloi me plumb, por arma iu bllokua! Mbërriti me motor dhe ngriti kurthin ndaj 47-vjeçarit
- HTC sjell inovacionin e ri me syzet inteligjente Vive Eagle
- BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”
- Dodiku refuzon vendimin e gjykatës: Jam president i Republikës Serbe
- Gruaja në Prishtinë raporton se u dhunua nga i dashuri, Policia nis hetimet