hitja e votave në zgjedhjet lokale mund t’ju kushtojë shtrenjtë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetarëve që do të pranojnë të shesin votën e tyre. Me ndryshimet në Kodin Penal parashihet dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes votën e tij. I njëjti dënim vlen edhe për atë që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren paratë, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votës dhe ende pa marë shpërblimin e fituar.
Kodi penal – Neni 162:
1. Ai që personit me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose interes tjetër, me qëllim që ta përfitojë që mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes, do të dënohet me burg prej së paku viteve. Me dënimin e nenit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote i cili do të kërkojë për vete shpërblim ose interes tjetër, ose do të pranojë dhuratë ose interes tjetër, për ta kryer, mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e e zgjedhjes.
Kodi Penal parashikon dënime me burg edhe për shkeljen e privatësisë së votimit që në shumë cikle të kaluara zgjedhore është përfolur si një formë tjetër e presionit dhe shitjes së votës. Më keq do të kalojnë personat zyrtarë të cilët do të dënohen nga 5 vite burg e më lartë vetëm nëse tentojnë të pyesin dhe mësojnë se për kënd ka votuar një qytetar.
Kodi penal – Neni 163
1. Ai që gjatë zgjedhjeve ose gjatë votimit do ta shkel privatësinë, do të dënohet me së paku tre vite burg.
2. Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen ndonjë anëtarë i organit zgjedhorë ose person tjetër zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me zgjedhjet ose votimin, do të dënohet me të paktën pesë vite burg.
3. Me dënimin e paragrafit 2 do të dënohet edhe ai që përdor dhunë, kërcënim serioz, përdorim të varësisë zyrtare, ekonomike ose të punës ose formë tjetër, që do të ndikojë te tjetri të tregojë nëse ka votuar dhe si ka votuar.
Me ndryshimet në Kodin Penal parashikohen dënime rigoroze edhe për personat të cilët do të pengojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat, ditën e votimit, shpalljen e rezultateve, dëmtimin e materialit zgjedhor dhe vepra të tjera. Dënimi minimal për pjesën dërmuese të këtyre veprave fillon nga 3 gjegjësisht 5 vite burg duke u rritur varësisht nga natyra e veprës dhe dëmet e shkaktuara.
Data 13.08.2025
Aktuale
- Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit i vendosi themelet për bashkëjetesë të re mbi parimet e demokracisë
- Qytetit të Delvinës i afrohen flakët, Ministria e Mbrojtjes: Po vijojmë me evakuimin e banorëve
- Bajram Rexhepi me projekt të ri për qytetin e Tetovës – dislokimi i Kazermës dhe tranformimi i saj në Park të Ri
- Poliçani nën flakë, zjarri del jashtë kontrollit në të paktën 4 fshatra
- Delvina ‘izolohet’ nga flakët masive, zjarri ‘zbret’ pranë lagjeve të qytetit
- Revolucioni i teknologjisë: BYD prezanton tabletin e saj të parë për automjetin Tai 7
- Digjen dy banesa dhe stane, shpërthejnë dy bomba të luftës së dytë botërore
- SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar