Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e pushtetit për qëllime zgjedhore, tha sot në konferencë për shtyp kandidati për kryetar të komunës së Kavadarit nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Mitko Jançev
Sipas Jançevit, kundër kandidati i tij ka realizuar takim me transportuesit nga Feni Industri dhe zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike të Republikës së Maqedonisë. “Përmendim se transportuesit janë të vetëdijshëm për këtë manipulim parazgjedhor dhe se të njëjtët kanë forma të organizuara të bashkimit dhe përfaqësimit të interesave të veta. Ndërkaq ajo është Shoqata e transportuesve përmes Odës Ekonomike republikane”, theksoi Jançev. Sipas tij, “pushteti është dukshëm i shqetësuar dhe frikësuar nga humbja që u paraprin në zgjedhjet lokale dhe i bën hapat e fundit dëshpërues”.