Kandidati i partisë së Ziadin Selës për kryetar të Haraçinës, Isen Ramadani ka qenë i akuzuar për marrje ryshfeti në të kaluarën. Së paku kështu shkruan në mediumet e vitit 2009, kur Ramadani ka punuar si bashkëpunëtor në Ministrinë e ekologjisë. Sipas informacionit, përveç Isen Ramadanit, të akuzuar tjerë për këtë rast kanë qenë edhe Valdrin Asani nga Tetova, shef i kabinetit të ministrit dhe Abdurrahman Uka. Sipas MPB-së, Asani dhe Ramadani, duke keqpërdorur detyrën, kanë kërkuar ryshfet prej 1200 euro nga një person nga Kumanova, për t’i lejuar firmës së tij importin e gomave të përdorura.
Fillimisht afaristin e kanë ftuar në ministri tek shefi i kabinetit, i cili ka ftuar Ramadanin për t’i spjeguar palës si duhet ta bëjë pagesën. Atij i është thënë se paratë duhet të ja jep A.U. dhe pastaj mund ta merr Vendimin për importin e gomave. Afaristi ka arritur të ulë çmimin në 1000 euro.
Afaristi ka njoftuar MPB-në e cila të njejtit i ka dhënë apoenë të përpunuara teknikisht. Takimi për dhënien e ryshfet është realizuar në pompën e benzinës MakPetrol afër shkollës Koce Metalec në Autokomandë. Në vendngjarje pas dorëzimit të parave është arrestuar A.U. Më pas janë ftuar edhe Valdrim Asani dhe Isen Ramadani para gjykatësit hetues për të dhënë deklaratë./FAKTE.Net
Data 13.08.2025
Aktuale
- Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit i vendosi themelet për bashkëjetesë të re mbi parimet e demokracisë
- Qytetit të Delvinës i afrohen flakët, Ministria e Mbrojtjes: Po vijojmë me evakuimin e banorëve
- Bajram Rexhepi me projekt të ri për qytetin e Tetovës – dislokimi i Kazermës dhe tranformimi i saj në Park të Ri
- Poliçani nën flakë, zjarri del jashtë kontrollit në të paktën 4 fshatra
- Delvina ‘izolohet’ nga flakët masive, zjarri ‘zbret’ pranë lagjeve të qytetit
- Revolucioni i teknologjisë: BYD prezanton tabletin e saj të parë për automjetin Tai 7
- Digjen dy banesa dhe stane, shpërthejnë dy bomba të luftës së dytë botërore
- SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar