Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji të informacionit (FETI) të
Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” për vitin e ri studimor 2017/2018 i modernizoi programet në pajtueshmëri me trendet e reja në arsimin e inxhinierëve të elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit.
Dekani i FET-t Dimitar Tashkovski thekson se i kanë ndjekur drejtimet e trupit ndërkombëtar për akreditim të institucioneve të arsimit të lartë nga sfera e tyre, ku janë theksuar dituritë dhe mjeshtëritë themelore që sot duhet t’i posedojë një inxhinier modern i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit.
Në FETI ka 650 vende për brucoshë në vitin akademik 2017/2018, prej të cilëve, sipas Konkursit, 440 janë në kuotë shtetërore, ndërsa 210 me bashkëfinancim. Në dispozicion kanë shtatë programe studimore: Elektroenergjetikë, automatizim dhe burime ripërtëritëse të energjisë, Sisteme elektroenergjetike, Elektroenergjetikë dhe menaxhment, Inxhinieri sistematike kompjuterike, automatikë dhe robotikë, Teknologji dhe inxhinieri kompjuterike, Inxhinieri harduerike kompjuterike dhe elektronikë dhe Telekomunikime dhe inxhinieri informacioni.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Dogana konfiskon 27 kilogramë duhan për nargjile
- Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët
- Rrah dy persona në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
- Theu ‘arrestin shtëpiak’ për drogë, video në rrjetin social me keqtrajtimin e kafshëve ‘tradhton’ 33-vjeçarin, rikthehet në qeli
- Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit
- “Ëndërr shtëpie, fitim real – ‘Shtëpi, e ëmbël shtëpi!’
- EMRI/ Dhunuan barbarisht të riun në pedonalen e Bashkisë së Vaut të Dejës, kapet në Kapshticë një nga të kërkuarit
- Programi politik i listës së pavarur “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” për zgjedhjet komunale