Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi mëngjes pune me ambasadorë dhe përfaqësues të tyre, të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim, morën pjesë përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.
Kjo iniciativë e Zëvendëskryeministrit Osmani, për koordinim të rregullt të vendeve të Ballkanit Perëndimor në interes të perspektivës evropiane, u mirëprit nga ana e përfaqësuesve, të cilët shprehën kënaqësi dhe shpresë se komunikimi i njëjtë do të rritet në koordinim të rregullt, me qëllim,
të adresimit të suksesshëm të interesave të përbashkëta të vendeve lidhur me përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.
Në takim, siç citohet në njoftimin zyrtar, u diskutua për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që paraqet njërën nga kushtet për progresin në procesin euro-integrues.
“Bashkëpunimi rajonal, më gjithë rëndësinë e madhe për perspektivë evropiane, do të thotë edhe rritje ekonomike, kulturore dhe shkëmbim shoqëror, e cila paraqet arritje të rëndësishme për qytetarët
e vendeve tona”,theksoi Osmani.
Ai shtoi se me interes të përbashkët është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili paraqet iniciativë të rëndësishme për infrastrukturën rajonale dhe ndërlidhjen ekonomike të vendeve
të Ballkanit Perëndimor, si etapa të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendeve.
Në takim u shkëmbyen përvoja dhe mendime të ndryshme për mënyrat në të cilat mund të rrisin kapacitetet e vendeve për fuqi më të madhe lidhur me apsorbim dhe shfrytëzimin e mjeteve IPA, si dhe pasojat e mundshme lidhur me IPA fondet me zvogëlimin e buxhetit të Bashkimit Evropian pas
mbarimit të procedurës BREGZIT, pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjellë lidhur me ngritjen e zërit për heqjen e kërcënimeve lidhur me zvogëlimin e fondeve për vendet aspiruese për hyrje në Union, me qëllim të ruajtjes së fokusit drejt euro-integrimeve në këto vende.
Takimi paraqet të parin nga një sërë takimesh të parapara të rregullta koordinuese me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila synon shkëmbimin e informatave.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Dogana konfiskon 27 kilogramë duhan për nargjile
- Mickoski: 20 persona janë identifikuar për zjarrvënie, po tentohet të shkaktohet frikë tek qytetarët
- Rrah dy persona në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
- Theu ‘arrestin shtëpiak’ për drogë, video në rrjetin social me keqtrajtimin e kafshëve ‘tradhton’ 33-vjeçarin, rikthehet në qeli
- Ademi: Dëshira për eliminimin e BDI-së, mision dështuar i Mickoskit
- “Ëndërr shtëpie, fitim real – ‘Shtëpi, e ëmbël shtëpi!’
- EMRI/ Dhunuan barbarisht të riun në pedonalen e Bashkisë së Vaut të Dejës, kapet në Kapshticë një nga të kërkuarit
- Programi politik i listës së pavarur “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” për zgjedhjet komunale