Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në akset rrugore jashtë mjediseve urbane intensiteti është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.
Ndryshim të regjimit në komunikacion ka për shkak të vendosjes së shtyllave elektrike në pjesën Hipodrom – Kadino, ku korsia e majtë do të jetë e mbyllur në kohëzgjatje prej 3 muajve.
Në drejtimin rrugor Negotinë – Demir Kapi, në pjesën prej Negotinës deri në vendin Ostrovë, komunikacioni do të zhvillohet përgjatë pjesës së autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacioni ndërkaq kthehet në rrugën magjistrale P103.
Nga 01.07.2017 filloi zbatimi i regjimit kohor i komunikacionit në periudhën e verës, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët me temperatura të larta ekstreme. Intervalet kohore janë këto:
e premte: 17:00 – 22.00
e shtunë: 09:00 – 18:00 dhe
e diel: 09:00 – 22:00.
Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Kufizimi nuk ka të bëjë për automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithit dhe mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilat kryejnë transport për kompani të cilat kanë arritur marrëveshje për kryerje të projekteve në rrugët shtetërore me NP për Rrugë shtetërore.
Viadukt Trejd njofton se do të realizohen aktivitete ndërtimore, rikonstruksion të anës së djathtë të rrugës, me kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj nga Vendkalimi kufitar “Bogorodicë” deri te unaza Gjevgjeli në gjatësi prej 5 km. Kompania Eskavatori MK shpknjp – Shkup njofton se do t’i realizojë punimet ndërtimore për Rehabilitim të korsisë së qarkullimit në rrugën shtetërore A1, aksi Veles (unaza e Shtipit) – Gradsko dhe Gradsko – Veles (unaza e Shtipit). Komunikacioni do të zhvillohet në regjim të aprovuar të ndryshuar në periudhë nga 17.07.2017 e deri më 31.12.2017.
SHA Granit informon se prej 27 qershorit të vitit 2017 fillon me kryerjen e punëve ndërtimore në aksin rrugor A2 Gostivar – Kërçovë (aksi rrugor Gostivar pranë f. Kolari) në gjatësi prej 28,5 km. Punohet në kryerjen e rehabilitimit të punëve ndërtimore të rrugës së asfaltuar.
Njëkohësisht kryhen punë ndërtimore në urën “Atanasova Reka” në gjatësi prej 110 km. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe i njëjti është i rregulluar me semaforë.
Gjithsej kohëzgjatja e rehabilitimit të rrugëve dhe urave është paraparë të zgjasë 15 muaj, gjegjësisht përfundimi i aktiviteteve ndërtimore të paktën këtë moment është paraparë të përfundojnë në vitin 2018 në shtator.
Ilinden SH.A. Struga njofton se do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçani) nga km.0+000(22+246) deri km. 11+498. Regjimi i komunikacionit është paraparë me divijime, përkatësisht tejkalim nga njëra korsi në tjetrën. Ndryshimi filloi prej datës 18.04.2017, ndërsa do të zgjasë deri në ndërtimin e autostradës A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë -Pesoçani) prej km.0+000(22+246) deri km. 11+498.
Shoqëria ndërtimore “Granit’ SH.A Shkup (Sveti Nikollë Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Sveti Nikollë – Shtip nga 26+386,00 deri në 47+107,00 km. Planifikohet mbyllje e plotë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve) në pjesën në shtrirjen km 28+520 (Sveti Nikollë) deri në km 38+500 (seksioni Kadrifakovë) me riorientim të komunikacionit përmes rrugës rajonale P 1204. Nga 12.04.2017 është vendosur ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë – udhëkryqi te fshati Tre çezmat.
Rikahëzimi komunikacionit është përmes rrugës rajonale P526.
SHN Beton SHA Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën magjistrale A4, Pjesa te udhëkryqi Kadino – udhëkryqi Hipodrom nga km 4+230 deri te km 9+330 komunikacioni zhvillohet në pajtim me projektin e miratuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit nga 03.04.2017 në kohëzgjatje prej 3 muajve. Njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur për regjim kohor dhe të përmbahen ndaj kushteve në rrugë.
SHA Beton SHA Shkup, njofton se duke filluar nga 27.02.2017, për shkak të punëve ndërtimore në rrugën magjistrale A2, aksi Gostivar-Kërçovë, pas udhëkryqit Mavrovë në rrugën drejt Kërçovës, komunikacioni do të zhvillohet një një korsi (prej 98+100 kilometra deri 98+900 gjegjësisht rreth 800 m), në pajtim me projektin e miratuar për regjim kohor të komunikacionit.
Rekomandohet që pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor për punë në rrugë dhe me kujdes të drejtojnë me automjetet e tyre.
Komunikacioni në aksin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është në ndërprerje për shkak të shembjes së dheut i cili është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni megjithatë riorinetohet përmes qytetit të Manastirit.
Shërbimi për ndihmë dhe informacione në rrugë (02) 15 555.