Gjendja e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare në Komunën e Kumanovës vazhdon të jetë e mjerueshme. Krahas diskriminimit thuajse në të gjitha sferat, shqiptarët në Kumanovë janë të diskriminuar veçanërisht në fushën e dijes – arsim.
Këto foto e ilustrojnë gjendjen e mjerë të shkollave në gjuhën shqipe, të cilat as që mund të krahasohen me ambientet e mësimit në gjuhën maqedonase. Nxënësve shqiptarë nuk iu sigurohen as kushtet elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Derisa në klasat tona mungojnë edhe shkumësat , shkollat maqedonase janë të pajisura me të gjitha kabinetet e nevojshme. Derisa ne në shkollat tona nuk kemi as oborr të shkollës, e lëre më sallë sportive, nxënësit maqedonas i kanë të siguruara të gjitha kushtet. Numri i nxënësve shqiptar nëpër klasa është dyfish më i lartë sesa në klasat me nxënësit maqedonas, kjo për shkak se në Kumanovë tash e 30 vite nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re. Ndërsa shkollat ekzistuese janë në gjendje të mjerueshme, pa asnjë investim dhe në kushte të tmerrshme në të cilat ne jemi të detyruar ta zhvillojmë procesin mësimor.
Mirëpo, për nxënësit maqedonas është krejtësisht një realitet tjetër. Ata kanë kabinete të gjitha pajisjet e nevojshme për t’i ngritur njohuritë e tyre intelektuale, ndërsa nxënësit shqiptarë nuk kanë as kushtet elementare për realizimin e një ore mësimore.
Përmes këtij apeli, i bëjmë thirrje të gjitha instancave shtetërore që sa më parë të ndërpritet ky diskriminim dhe të na ofrojnë kushte të dinjitetshme, të barabarta me nxënësit maqedonas për tu arsimuar. Në të kundërt, ne do të ndërmarrim edhe masa të tjera edhe më radikale duke mos përjashtuar as protestat dhe bllokimin e procesit mësimor derisa autoritetet në nivel lokal dhe qendror të garantojnë arsimim të dinjitetshëm edhe për nxënësit shqiptarë.
Data 23.02.2025
Aktuale
- LSDM: Po shfaqet një skandal korruptiv në Qeveri, a ka kërkuar Mexhiti ryshfet?
- A do të ndikojë zgjedhja e presidentit në formimin e qeverisë në Kosovë?
- OpenAI njofton revolucion të ri në fuqinë kompjuterike: Çfarë na pret deri në vitin 2030?
- Mickoski: Mos prisni nga BDI të jep propozime për jetë më të mirë, nuk do të ketë punësime partiake
- Reperit të njohur i vdes nëna në moshën 53-vjeçare: Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty pranë meje
- Historia e gazetës së parë shqiptare: Një hap përpara drejt njohjes ndërkombëtare
- Veliaj reagon sërish nga qelia, ironizon Berishën: Ndryshe nga mbreti i kënetës, unë s’dua dhe as luftoj për të shkrirë SPAK-un!
- Izet Mexhiti: Shqiptarët në shëndetësi, nga kontrate në vepër në vendime të përhershme! Gjithsej 750 transformime!