Deputetet e RDM-së, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend.
Në njoftimin dërguar Kryetarit të Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LSDM-së nuk i ka cekur deputetët e partisë RDM si pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së.
Deputetja Maja Moraçanin nga RDM, deklaroi për Televizionin 24 se është në koordinim me LSDM-në dhe se kjo nuk do të sjellë ndryshime thelbësore.