Gjashtë persona janë lënduar lehtë në gjashtë nga gjithsej 12 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve. Janë dhënë 27 urdhërpagesa kundërvajtëse dhe 65 urdhërpagesa të detyrueshme për kundërvajtje të kryer nga sfera e komunikacionit.
Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese te dy shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, një shofer ka kaluar në të kuqe në semafor, ndërsa gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 10 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 60 automjete.