Vetë dalja në skenën politike të Lëvizjes BESA, imponoi që të jemi në këtë pozitë ku është tani, pasi partitë politike, përfshirë këtu edhe partitë shqiptare, formonin Qeveri por asnjëherë opinioni nuk ka qenë i njoftuar për marrëveshjen qeverisëse. Kështu tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë emisionit ARENA në Televizionin SHENJA.
“Bëheshin koalicione brenda natës, dhe askush nuk e dinte se cila është marrëveshja e një bashkëqeverisjeje, e më pas dilnin marrëveshjet që ishin bërë që në fillim, që në të shumtën e rasteve ishin në dëm të shqiptarëve”, tha mes tjerash Kasami.
Kasami shtoi se Lëvizja BESA nuk mundej të shkelë fjalët që i tha gjatë fushatës parazgjedhore. /SHENJA/