Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se kanë marrë në pyetje edhe tre persona në lidhje me dhunën e 27 prillit në Kuvend. Më tej ata njoftojnë se pas marrjes në pyetje të njëjtit do të lëshohen, ndërsa provat e grumbulluara do të prezantohen para Prokurorisë Publike.
“Më 05.05.2017 në bisedë zyrtare janë ftuar tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e Prokurorit Publik janë dhënë drejtimet, pas mbarimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedave, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa provat e grumbulluara për të njëjtit, në periudhën e ardhshme do të prezantohen në hapësirat e Prokurorisë Publike. Pas shqyrtimit të provave në Prokurorinë Publike, nga ana e tyre do të jepen drejtimi kur do të ngriten kallëzime penale dhe në çfarë mënyre do të sigurohen personat e njëjtë, në kuptimin se a do të ftohen apo do të privohen nga liria me urdhër paraprak të lëshuar nga Prokuroria Publike Themelore”, kanë thënë nga MPB.
Ndërsa, deri tek Prokuroria Themelore Publike kanë arritur dy kallëzime penale të iniciuara nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër dy personave për veprën penale: “Pjesëmarrje në turmë që do të bëjë vepër penale nga neni 385 nga Kodi Penal”.
“Për njërin person, prokurori publik përgjegjës pas grumbullimit të provave ka vërtetuar kualifikim juridik. Duke pasur parasysh madhësinë e dokumentacionit medicinal për gjendjen shëndetësore të dyshuarit, prokurori publik i cili vepron me lëndën ka propozuar deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 përcaktimin e masës së përkujdesjes. Me vendim të gjykatës, personit i është shqiptuar masa e përkujdesjes edhe atë: Ndalim për largim nga vendbanimi, Marrje të pasaportës, Ndalim për tu afruar në vendin ku mbahen protestat dhe ndalim për t’ju afruar personave që janë të dëmtuar në këtë rast”, kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore Publike.
Për personin tjetër për të cilin është iniciuar kallëzim penal, Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vlerësuar provat, tani për tani e ka pranuar kualifikimin juridik për vepër të bërë penale. Duke vlerësuar se ekzistojnë baza ligjore, prokurori përgjegjës deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka propozuar që t’ caktohet masa e sigurimit. Gjykata me Vendim të dyshuarit i caktoi masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 8 ditëve.
Sektori për Punë të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike kanë njoftuar se do të vazhdojnë me aktivitetet për identifikimin e personave tjerë të përfshirë në ngjarje.
www.dailymotion.com/embed/video/x5lb4n2″ width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Prokuroria: Një person në arrest shtëpiak… by tvshenjaofficial