Nëse BDI e ka pinin, BESA dhe Aleanca e kanë PUKIN. Kështu e ilustroi rolin e dy partive opozitare shqiptare analisti Qenan Aliu. Sipas tij, partitë opozitare duhet të shfrytëzojnë momentin për t’u bashkuar, në mënyrë që të kushtëzojnë zbatimin e kërkesave për shqiptaret. Si mysafir në Emisionin ARENA, Aliu theksoi se BDI-ja kishte mundësi që edhe më herët të kërkojë kryeparlamentari të jetë shqiptarë, por nuk e bëri këtë.
“Merita është e shqiptarëve të Maqedonisë. Merita për përzgjedhjen e kryeparlamentarit pas 30 e sa viteve shqiptar, edhe pse nuk duhet ta ekzagjerojmë atë sikur të është diçka astronomike. Në fakt ai është i pari midis të barabartëve, ka kompetenca konkrete. Megjithatë, kjo meritë është e votuesve shqiptarë, nuk është meritë e BDI-së ajo që po etablohet, as e Zoran Zaev si një prej partive opozitare”, tha analisti Qenan Aliu.
Nga ana tjetër, analisti Agim Jonuz duke folur për Presidentin Ivanov, tha se ai tanimë është një figurë historike. Ai foli edhe për BDI-në për të cilën tha se ajo është edhe në opozitë edhe në pozitë.
“Ky paradoks rrallë ndodhë në histori, por tek ne gjithçka është e mundur. Maqedoni është një moçal i madh politik. Maqedoni është një paradoks më vete. Populli pret ndryshime të shpejta kualitative. Mos të gënjehet dikush se VMRO me kalimin në opozitë do të zhduket. Por ajo tani mund të bëhet edhe më e fortë. VMRO-së po i bëhet një shërbim”, tha Agim Jonuz.
Gazetari Isen Saliu tha se është e parëndësishme nëse Presidenti Ivanov do ta japë apo jo mandatin, pasi Kushtetuta dhe ligji mundësojnë formim të Qeverisë edhe pa mandatin e Presidentit.
“Aq më tepër kur tani kemi një shumicë të profiluar që nuk kontestohet as nga qytetarët e Maqedonisë, as nga faktori ndërkombëtar, e cila mund të zgjedh Qeverinë e re dhe të shpreh vullnetin e shumicës së qytetarëve. Mendoj se Ivanov megjithatë përgjigjet e fundit të kryetarit të LSDM-së , Zoran Zaev, do t;i interpretojë si tërheqje e Zaevit nga platforma e Tiranës”, tha gazetari Isen Saliu.
Të ftuarit në Emisionin Arena gjithashtu thanë se është me rëndësi që të japin përgjegjësi ata që kanë gabuar, që të jepet një mesazh për funksionarët e ardhshëm se një ditë do të përgjigjen.
Abdulla Berisha /SHENJA/
“Arena”: Zgjedhja e Xhaferit, rezultat i… by tvshenjaofficial