05 May
Protestuesit e të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët” kanë vazhduar edhe sot protestat. Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Ndërkohë që paralajmëruan padi për të gjithë ata që votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend nën pretekstin se ata janë të pafajshëm. Edhe sot numri i protestuesve ishte dukshëm i ulët, derisa numri i forcave policore rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka qenë shumë i lartë.