Ngjarjet pas 27 prillit të këtij viti, ku huliganët maqedonas rrahën deputetët e LSDM-së si dhe liderin e Aleancës për shqiptarët, Zijadin Selën si duket janë nyja e zgjidhjes së ngërçit politik.
Arsyetim i ngjarjeve të dhunshme është zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. Deklaratat e pas ngjarjeve të 27 prillit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për Ali Ahmetin dhe BDI-në në opinion u paraqitën si tejet lajkatare.
Nga ky raport del në pah pyetja, a po tenton Zoran Zaevi që t`ia rris rejtingun e rrënuar Ali Ahmetit?
“Tani për tani nuk mendoj se ka qëllim të tillë,përveç faktit se Zoran Zaev ka nevojën për mandatet e Bdi-së dhe partive tjera shqiptare për formimin e qeverisë. Sepse raporti i numrave pas këtyre zgjedhjeve faktorin shqiptarë e bënë -faktor pa të cilin nuk mundet- andaj edhe tentimi herë pas here për ritjen e rejtingut të Bdi-së nga ana e tij duhet shikuar nga ky aspekt që e përshkruam.
Zoran Zaev e ka të domosdoshme partneritetin kësaj radhe me Bdi-në por me kusht që ta mbeshtesin në radhë të parë për të çkapu institucionet e shtetit dhe të qeverisem me parimet e sundimit të së drejtës.
Bdi-ja nuk do të ishte e intresuar për në qeverin e Zaevit , do të ishin më lumtur të mbeteshin në opozit shikuar politikisht, por pjesmarja e tyre është e shtyrë nga faktori i jashtëm sepse janë numër i mandateve pa të cilat nuk mundet të formohet qeveria.
Kemi thënë pa rreshtur, fatkeqësisht Bdi-ja ka establishment të kapur dhe të shantazhura nga të dy palët e bllokut maqedonas andaj duhet kuptuar se e kanë patur dhe do ta kenë shum vështirë. Ata shqiptarëve mund tua bëjnë këtë vendë parajsë, por besueshmërinë tek shqiptarët nuik do të munden ta kthejnë.”, deklaroi Qenan Aliu për portalin Tetova1.
Përndryshe situata politike në Republikën e Maqedonisë është duke shkuar drejt normalizimit. Shumë shpejtë pritet që mandati ti jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të formohet qeveria e re./Tetova1