Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së djeshme me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias. Lajmi u bë i ditur nga Ministria greke e Punëve të Brendshme pa dhënë detaje tjera.
Në njoftimin e MPB greke thuhet se Koxias me telefon ka kontaktuar edhe ministren e re të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, së cilës ia ka uruar funksionin. Dy ministrat kanë biseduar për hapat e ardhshëm në bashkëpunimin greko-bullgar në nivel bilateral dhe rajonal.
Shefi i diplomacisë greke dje, gjithashtu, ka biseduar në telefon edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, me të cilin diskutuan për çështje nga bashkëpunimi bilateral dhe për zbatimin e planit greko-bullgar të aksionit.