Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sonte në emisionin “Hapur” , theksoi se Ali Ahmeti nuk e ka ndërmend të shkojë për të bindur Ivanovin për t’i dhënë mandatin.
“Edhe Ahmeti dhe BDI edhe tani edhe publikisht e ka thënë se janë për Maqedoni unitare dhe respektimin e Kushtetutës dhe për këtë arsye Ahmeti nuk e ka ndërmend të shkojë dhe ta bind Ivanov në këtë pozicion tonin”, tha Osmani për Tv24 kur u pyet nëse do të pranojë propozimin e Zaevit për të shkuar së bashku tek Ivanovi.
Siç tha Osmani, Ivanov ka vetëm funksion ceremonial dhe asgjë për ta bindur, kur të gjithë e dinë se shumica parlamentare është për Maqedoni unitare.
“Ne do të respektojnë afatin e Kushtetutës për 10 ditë, pa marrë parasysh se si ai do të përgjigjet, do të shkojmë në formimin e Qeverisë reformuese”, tha Osmani dhe potencoi se Ivanovi është se pjesë e problemit nuk është zgjidhje për krizën dhe Ahmeti nuk ka asgjë ti shpjegojë atij.