Xhafer Ukshini, vëllau i Sami Ukshinit- Komandant Sokolit, ka komentuar informacionet e paraqitura se një grup ka marrë 10 milionë euro për të liruar pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.
“Këto janë spekulime të pushtetit aktual. Ky pushtet është i kriminalizuar i cili bën përpjekje për te realizuar ndonjë skenar kundër Grupit të Kumanovës, vetëm për të shpëtuar pushtetin dhe kriminelet të cilët ndjeken nga prokuroria speciale”, thotë Ukshini për Gazetën Lajm.