Komuna Saraj e udhëhequr nga kryetari Bekim Murati gjatë vitit të fundit të mandatit të tij 2017 akuzohet për tenderë të dyshimtë. Këtë e bëjnë të ditur burime pranë komunës, të cilët në adresë të INA kanë dërguar dokumente e tenderëve dhe shumën e tyre.
Nga burime brenda Komunës Saraj kanë thënë se jo rallë ka pasur përplasje edhe në Këshillin Komunal dhe me gjasë antarë të Këshillit Komunal nga radhët e BDI-së kanë refuzuar të votojnë buxhetin skandaloz të Bekim Muratit dhe i njejti e ka ndërprerë mbledhje. Në vazhdimin e mbjedhjes ditën tjetër Murati ka siguruar votat e PDSH-së për ta votuar buxhetin.
Por më skandaloze janë disa furnizime publike dhe tenderë ndër të cilët 50 mijë euro për mirëmbajtjen e parkut të komunës. 40 mijë euro për thurrjen e oborrit të komunës. 24 mijë euro për pastrimin e drunjve nga gjethet, etj. Por në detaje më poshtë janë të gjitha detajet e tenderëve apo furnizimeve publike të shpallura nga kjo komunë:
- Mirëmbajtje e parkut (oborit) të Komunës dhe orendi horitkulare, mbjellje e luleve dhe zhardinerëve, shpallje publike 05/2017 vlera financiare 3.000.000,00 (3 milion denarë ose 50.000 euro) për një hapsirë të jo më shum se 2000 metra me gjithë objektin e komunës.
- Thurrja e oborit të Komunës, shpallja publike 07/2017 vlera financiare e të cilës është 2.500.000 denarë (dy milion e pesqind mijë denarë ose 40.000 euro)
- Pastrimi i Bankinave dhe Drunjëve nga gjedhet, shpallja publike 04/2017 vlera financiare e të cilës është 1.500.000 denarë (një milion e pesqind mijë denarë ose 24.000 euro)
Gjithashtu vlen të përmenden edhe dhe të analizohet edhe disa praktika tejet skandaloze dhe të dyshimta, si p.sh:
- Dhurata për vitin e ri, shpallja publike 43/2016 vlera financiare e të cilës është 300.000 denarë (treqind mijë denarë ose 5.000 euro)
- Ndërtime dhe rekonstruime të hapsirave publike me bekatona, shpallja publike 03/2017 vlera financiare e të cilës është 12.000.000 denarë (dymbëdhjetë milion denarë ose afërsisht 200.000 euro)
- Asfaltimi i rrugëve dhe regullimi i trotoarëve për nevojat e komunës Saraj, shpallja publike 08/2017 vlera financiare e të cilës është 12.000.000 denarë (dymbëdhjetë milion denarë ose afërsisht 200.000 euro)
“Vallë këto furnizime publike të Bekim Muratit që ashiqare janë tejet skandaloze dhe të dyshimta, pikërisht në vitin elektoral kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale, kanë ndonjë prapavijë, ndoshta për të finansuar kampanjën zgjedhore, apo për të ja dhënë “hakun” vetvetes në fund të mandatit të “sukseshem”, neve na ngelet vetëm të supozojmë dhe të hulumtojmë në periudhën në vijim. Mirëpo organet kompetente kanë obligim të hetojnë këto praktika tejet skandaloze dhe të dyshimta që po ndodhin në komunën Saraj, të cilat janë jashtë çdo logjike të shëndoshë sepse të harxhosh 120.000 euro për Lule dhe Gjethe në një kohë kur banorët e Komunës Saraj kanë mungesë të kushteve elementare për jetesë, s mund të quhet tjetër për veç se abuzim dhe keqpërdorim me përmasa skandaloze”, shkruhet në letrën e mbërritur në adresë të INA. (INA)
________________________________
Vazhdon “dashuria e VMRO-BDI-së” në Saraj, për “300 metre asfallt” hypin mbi bager Kocja dhe Bekimi (VIDEO)
Ka përfunduar as gjysa e asfaltimit të rrugës kryesore në Saraj. Ky investim është i përbashkët i Komunës së Sarajit dhe Komunës së Qytetit të Shkupit, të udhëhequra nga VMRO dhe BDI. Projekti në fjalë do të realizohet në dy faza, ndërsa vlera e përgjithshme pritet të jetë reth 20 milion denarë.
Komentuesit në rrjetet sociale të Sarajit, këtë shtrim rruge e kanë konsideruar si një tallje me ata, sepse për të disatën herë inagurohet i njëjti shtrim i rrugës, ndërsa siç thonë nuk inagurohet rruga për “300 metre asfallt”.
Kurse edhe zyrtarisht gjatësia e kësaj rruge është 665 metra ku janë ndarë rreth 5 milion denarë. Në fillim u bë heqja e asfalltit të vjetër, pastaj rregullimi i trotuarëve dhe vendosja e asfalltit të ri në Saraj./Almakos