13 April
Qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokale me anë të grupeve të punës do të mundohet të gjejë rrugë alternative ligjore për funksionimin e komunave pas skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillit komunal. Pjesë e grupeve të punës është edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski i cili apeloi që të mos parashikohet derisa grupi punues nuk del me propozime konkrete
Unë nuk dua të parashikoj, duke marrë parasysh se ne jemi anëtarë në atë grup dhe përderisa ky grup nuk del me propozim konkret mendoj se ne vetëm mundemi të bëjmë parashikime dhe unë nuk do të doja të parashikoj. Domethënë ai grup i formuar do të mbajë seancë, do të konsultoj ekspertët dhe institucione tjera dhe pastaj do të del me propozim konkret – tha Koce Trajanovski.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski shprehet optimist dhe pret prej grupit të punës të gjejë zgjidhje dhe të hapë rrugën drejtë zgjedhjeve lokale.
Qëndrimi im dhe i partisë është se duhet të respektohet afati i cili është në përputhje me ligjin. Ne dhe komunat tjera sot pranuam informatën nga Qeveria se është formuar grupi i punës dhe besoj se shumë shpejt do të ketë zgjidhje nga ana institucioneve kompetente për këtë. Tani jemi të preokupuar t’i përfundojmë punët momentale, akoma nuk dimë kur do të jenë zgjedhjet lokale, unë pres të jenë sa më shpejtë – tha Toni Trajkovski, ryetar i komunës së Gazi Babës.
Ndërkohë për ish-anëtarin e KSHZ-së, Aleksandar Novakovski grupet e punës nuk janë zgjidhja e problemit me zgjedhjet lokale, por problem kryesorë është zhbllokimi i punës së Parlamentit e cila, sipas tij, nuk do të ndodh edhe një periudhë të gjatë.
Sipas meje, çfarëdo grupe të punës që do të formohen, nëse Parlamenti nuk gjen mënyrë të kërkojë seancë speciale për shpalljen e zgjedhjeve lokale dhe nuk do të ketë ndryshime të Kodit zgjedhorë, unë nuk shoh zgjidhje tjetër të këtij problemi të madh – tha Aleksandar Novavkovski, ish-anëtar i KSHZ-së.
Ndryshe sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Kuvendi që me 2/3 e votave mund të bëjë ndryshime në Kodin zgjedhor dhe me këtë të shtyhet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Mandati i krerëve aktual komunal të cilët u zgjodhën në vitin 2013, skadon më 15 maj.
Blerim Ismaili