Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të shkurtra të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 24 gradë.
Deri të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa kushte për reshje të dobëta të shiut do të ketë pasdite vetëm në rajonet malore. Të shtunën pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira të shtuara dhe në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe kushte për dukuri të bubullimave të rralla. Valë më e theksuar e lagësht ajrore nga veriu do të kalojë përmes vendit tonë të dielën pasdite dhe në orët e natës drejt së hënës dhe ajo do të jetë e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave.