Sonte në emisionin debativ në #ClickPlus në TV21 debatohet në temën: “A sheh LSDM-ja dritë në fund të tunelit?
Debatojnë:
Edmond Ademi
Osman Kadriu
Albert Musliu dhe
Naser Selmani
Edomad Ademi nga rradhët e LSDM-së vlerëson se kjo që bën VMRO-DPMNE-ja në kuvend nuk ka të bëjë as me debatin e as për dekleratat por blihet kohë që kryesia e saj të mos shkojnë në burg. Ademi tha se LSDM-ja ka plan si do të veprojë, njofton Almakos.
“Ajo që është duke ndodhur në Parlament me replika dhe kundër-replika përbrenda vet grupit parlamentar është tentim i VMRO-së që të blejë kohë dhe s’ka lidhje me debatin. Ne kemi planin dhe hapat që do ti ndërmarrim periudhën që vjen të cilat do të sjellin deri në zhbllokim të procesit. Mendojë se të gjithë duhet të na kuptojnë se në këtë moment nuk mund ti tregojmë të gjitha elementet e hapit dhe planit që do të ndërmerren ditëve që vijnë”, deklaroi Ademi.
Osman Kadriu profesor dhe ekspert i çështjeve juridike thekson se kriza futet në krizë, Maqedonia është vetlindja e krizës dhe parlamenti nuk është i konstituar në tërësi. Kjo që po ndodhë tash me pikat se çfarë diskutohet në parlament nuk ka fare lidhje me rendin e ditës dhe çështjet se çka duhet të shtjellohet , kjo bëhet që me këto diskutime dhe retorika të bllokohet parlamenti, ata keqpërdorin çdo situat.
Kryesuesi është ai i cili udhëheq me seancën plenare dhe kur deputeti mban fjalim jashta temës, bën pyetje e replika të pavënd, ai ka të drejtë ta ndërpres atë.
Sipas Osman Kadriut Maqedonia nuk duhet të jetë e rrobëruar nga mos dhënia e mandatit nga ana e presidentit.
Osmani shprehet se shumica parlamentare të thirrë seancë të veçantë ku do të kryesojë deputeti më i vjetër të kryesojë e më pas të zgjidhet komisioni për emërime e më pas kryetari i kuvendit.
Nëqoftëse sipas rregullores këkrohet ndryshimi i rendit të ditës ai propozim duhet të vendoset në votim dhe poqese ai propozim kalohet duhet të shkohet sipas saj, deklaron Kardiu, përcjell Almakos.
Albert Musliu (analist) vlerson se kjo që po ndodhë tash është spin në parlament, këto me një spin të ligjshmërisë luftojnë jo ligjshmërin. E kemi Ivnovin në rend të parë ku then normat, ana tjetër Veljanoski e kindnapon seancën dhe e drejton parlamentin në kahjen që ai do. Sa vullnet kanë shumica të luftojnë këtë lojë politike..siç është bllokada e punës së PSP-së! Duhet e gjithë shoqëria të vetëdisohet dhe të gjehet mënyra se si ky proçes të zhbllokohet, shumica e re ka përgjegjësi për këtë meqë sa është kriza politka aq është dhe ekonomike. Nuk është normale të bëhemi peng i një grup të kriminalizuar, shton Musliu në #Click Plus.
Naser Selmni kryetar i SHGM-së, thekson se kjo që po bëhet është vetëm për të shpëtuar kokat e VMRO-së, Gruevski kërkon të aminstojë sistemin për aq vite që ka udhëhequr.
“Gruevski nuk kërkon të amnistojë veten dhe miqtë e tij por edhe gjithë sistemin që i mundësoi të qeverisë 12 vjet.
Maqedonia sipas Selmanit ideja e nacionalistëve maqedonas është që të aktrojnë demokraci por duan që të qeverisin.
Selmani thotë se kriza politike nuk zgjidhet deri sa shumica e re parlamentare nuk e mer mandatin në duart e veta”.
Ne përballemi me dy koncepte , koncepti i parë ai i ëndrrës europiane dhe i dyti ai sovjetik. Gruevski përfaqëson unitet pushtetesh, jo të drejta të qytetarëv por padroni do tregojë kufijtë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kjo nuk është loje naive, dhe se sa janë serioz dhe të sinqert nga ana tjetër LSDM mbetet të shikohet. Gruevski në pushtet nuk erdhi me nacionalizëm maqedon por atë e solli një strukturë e LDSM-së. Vlerësoj që kriza nuk do të zgjidhet derisa nuk zgjidhet kryeparlamenatri dhe shumica të marrrë përgjegjësitë, deklaron Selmani transmeton Almakos.