Sot një vjet ndodhi falja masive e politikanëve të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Presidenti Gjorge Ivanov fali gjithsej 56 persona, disa prej tyre edhe për më shumë vepra penale. Në këtë grup hynin edhe persona të dyshuar në procedurë hetimore ose edhe parahetimore, por kishte edhe raste të personave që fare nuk ishin as të dyshur dhe Ivanov i kishte futur në listën e abolimit. Madje e falur ishte edhe vetë prokurorja Fatime Fetai dhe dy prokurorë të tjerë të Prokurorisë Speciale ndaj të cilëve ishte ngritur procedurë në Prokurorinë e Marko Zvrlevskit për gjoja presion ose kërcënim gjatë marrjes së deklaratës.
Këtë vendim Ivanovi e quajti si hap drejt qetësimit të krizës politike por Ivanovit i bënë presion gjithë faktorët vendor dhe ndërkombëtar që ta tërheq vendimit dhe një gjë e tillë ndodhi pas një sërë protestash të dhunshme para zyrës së tij në Qendër.
Por Ivanovi taktizonte. Fillimisht tërhoqi abolimet vetëm për disa persona e pastaj bëri thirrje publike deri tek të gjithë ata që nuk duan të përfitojnë nga abolimi i tij që ti shkruajnë letër me kërkesë që ta tërheq abolimin.
Ish ministri i Transportit Mile Janakievski ishte falur për 16 vepra penale, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska për 13 vepra, ish kryeministrit Nikolla Gruevski për 7 vepra, dhe ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov ishte i falur 6 herë.
Por në listën e faljes ishin edhe Menduh Thaçi, Bedredin Ibraimi, Zoran Zaev, Branko Crvenkovski, Ismet Gurri, Martin Protugjer dhe disa emra të tjerë të panjohur për opinionin. Ivanovi madje kishte falur edhe shtetas të huaj si Haim Hakejni nga Izraeli i cili ishte personi me të cilin ishin zhvilluar tenderët për blerje të pajisjeve të përgjimit për DSK-në.
Ferikan Iljazi /SHENJA/
Një vit nga abonimi i presidentit Ivanov by tvshenjaofficial