48% e të punësuarve mediatik vlerësojnë se kanë mjaftueshëm njohuri lidhur me të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërkaq 11.5% e tyre, janë përgjigjur “Nuk e di”. Këto janë rezultatet e hulumtimit me titull “Ndërgjegjësimi i medias dhe praktika e së drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes së lirë deri tek informatat në Republikën e Maqedonisë”. Sipas këtij hulumtimi më shumë se gjysma e të anketuarve, respektivisht 73,6% vlerësojnë se numri amë mund të konsiderohet si e dhënë e veçantë personale dhe e ndjeshme për të cilën duhet shkallë më e lartë e mbrojtjes. Ndërkaq 65.1% si pjesë të kësaj kategorie i vendosin të dhënat e gjendjes financiare, 51,9% për të dhënat shëndetësore, ndërkaq 38,7 % përkatësinë etnike e konsiderojnë si të dhënë personale të ndijshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është ndërgjegjësimi i medias dhe praktika e vendit lidhur me të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe bilanci mes mbrojtjes së privatësisë dhe lirisë së shprehjes.
“Ajo që u vërtetua si mangësi më e madhe lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në sferën mediale në Maqedoni, është pikërisht ajo vija e hollë mes nevojës për të informuar me kohë dhe në mënyrë relevante, që nga ana tjetër do të thotë se nevojitet që të sigurohet privatësia dhe të mbrohet identiteti i individëve”, ka thënë Lubica Pendaroska, Eksperte në projekt.
Ndërkaq ekspertja tjetër e këtij projekti, Natasha Pirc Musar nga Sllovenia, thekson se liria e shprehjes është një e drejtë relative dhe e njejta kufizozhet nga të drejtat e të tjerëve. Ajo theksoi se ekziston një linjë e hollë mes interesit publik dhe gjërave që janë interesante për publikun. Nëse e shkel këtë kufi, shndërroheni në një gazetar thashethemexhi, i kategorisë së verdhë, dhe jo më një gazetar serioz.
“Ne e dijmë se e drejta e shprehjes është një nga themelet e demokracisë nëpër gjithë botën. Nëse nuk keni të drejtën e shprehjes aty nuk ka demokraci. Por duhet të jeni të vetëdijshëm, se liria e shprehjes nuk i takon kategorisë së të drejtave absolute të të drejtave të njeriut“, ka deklaruar Natasha Pendaroska, Eksperte në projekt.
Ky hulumtim u bë si pjesë e projektit “Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediat”, që financohet nga Bashkimi Evropian.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
“Nevojitet mbrojtje më e madhe e të dhënave… by tvshenjaofficial