12 April
Gjykata Supreme në seancën e sotme nuk vendosi nëse prokurori publik Marko Zvërlevski ka të drejtë të kërkojë rishqyrtim të paraburgimit për Sead Koçan, i dyshuar nga prokuroria Speciale. Sipas informatave, seanca dhe debati do të vazhdojë ditët në vijim. Nëse supremja në fund vendos se Zvërlevski ka të drejtë të kërkojë rishqyrtimin e paraburgimit të Koçanit, atëherë hapet mundësia të rishqyrtohet paraburgimi pronarit të Transmet.
Alsat-M