Ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Çarls Garet ka apeluar që përgjegjësit për funksionimin e Kuvendit duhet të kenë kujdes për funksionimin e tij, sepse Parlamenti është bërthama e Demokracisë.
“Parlamenti është bërthama e demokracisë së Maqedonisë. Ndodhitë e tashme në Parlamentin e Maqedonisë, bëjnë kundërshërbim për zhvillimin e demokracisë, ata e korruptojnë kredibilitetin e institucionit në Maqedoni dhe jashtë. Demokracia nuk vjen shpejtë, as udhëtimi nuk ka fund, demokracitë duhet vazhdimisht të gjejnë mënyra si të forcohen. Britania është përkrahën shumëvjeçar i Maqedonisë”, ka deklaruar ambasadori Gareth.
Ai tha se “në dy dekadat e kaluara partneritet, punuam me Maqedoninë ta forcojmë demokracinë, ndërsa parlamenti ka qenë në interes të madh. Partneriteti ynë me Maqedoninë do të vazhdojë, parlmenti me funksion të plotë, transparent dhe i përgjegjshëm është zemra e demokracisë, ju faleminderit”.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Çarls Garet rikujtoi deputetët për përgjegjësinë e tyre.
“Me rëndësi është që njerëzit të cilët janë të përgjegjshëm për funksionimin e Kuvendit, vazhdimisht të ritestohen nëse mjaftueshëm përpiqen për të siguruar transparencë maksimale në punën e parlamentit”, ka nënvizuar ambasadori Garet.
Deklaratat e këtilla të ambasadorit britanik erdhën pas analizave të bëra nga asociacioni Most për punën e kuvendit për vitin 2016. Ky projekt është mbështetur nga ambasada britanike në Shkup.