“Ata janë në komunikim të drejtpëdrejtë me Zaevin dhe sa i përket BDI-së dhe Aleancës ka takime të përbashkëta. Sa i përket Besës ata duhet të japin vetë përgjigjen në këtë drejtim.
Në parim kyçja e tyre do i kontribonte një qeverie më stabile, sepse 62 deputetë rrezikon funksioninim normal të një qeverie, por është shumicë e mjaftueshme për t’u formuar qeveria, por shoh kohëve të fundit oscilime, ajo se do përkrahim kryetarin e Parlamentit, do nxjerrim kandidatin tonë, që flet se nuk kanë përgjigje të qartë.
Dhe, tani kur kemi një platformë të përbashkët, nëse dimë të ulemi me Gruevskin e Zaevin pse të mos ulemi mes veti”, ka thënë Mexhiti i BDI-së, ne emision 200 ne Alsat.