Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seanca konstitutive, në të cilën duhet debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Deputetët sot ditën e nëntë me radhë do të debatojnë për propozimin për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.
Në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.