Është anuluar gjykimi që ishte paraparë të mbahej sot për rastin e Xhemail Rexhepit apo i njohur si “Komandant Shqiponja”, në pretekstin se prokurori Isa Sulejmani nuk është i gatshëm që t’i thotë fjalët përfundimtare për shqiptimin e të dënuarit, tashmë i akuzuari Bajram Limani.
Për familjarët e “Shqiponjës”, raporton SHENJA, ky është një arsyetim aspak i logjikshëm dhe së bashku me avokatin e tyre Marjan Vitanovski kanë marrë vendim që lëndën t’ia kaloj një prokurori tjetër. Kjo për shkak se prokurorit te tanishëm më nuk i besojnë duke pasur parasysh se ai ishte i njëjti i cili propozoi që të akuzuarit për vrasjen të lirohen në burg shtëpiak.