Azbi Nuredini
A ishit ju “Komandanta” që u rehatuat në fotelet e pushtetit me shovinistin Nikolla gati një dekadë, ju nuk bëtë asgjë të mirë për Shqiptarët pos që sollët vuajtje e burgosje të pafajshme për mes montimeve të ndryshme më keq se në kohën e RANKOVIQIT, dhe ju vetëm i arsyetuat veprimet e pushtetit antishqiptar dhe asnjëherë nuk u distancuat nga ata veprime?
Gjatë veprimit tuaj politik për 15 vite që ishi në fotelet e pushtetit me Nikollën, Shqiptarët si asnjëherë më parë u montuan dhe u dënuan mbi 50 Shqiptarë me burg të PËRJETSHËM, mbi 300 u montuan dhe u dënuan me dënime maksimale dhe shumë të tjerë me dënime të rënda për fajin e vetëm se ishin Shqiptarë. Shqiptarët po vdesin burgjeve në mënyrë misterioze më zi se në Komunizëm, edhe sot një djal i ri ka vdekur në burg!
Krejt kjo torturë shtetërore po u ndodhë Shqiptarëve gjatë mandateve tuaja në fotele me Nikollën! Tregoni pse?!
Përse nuk e miratuat ligjin për UÇK-në, meqë Nikolla në vitin 2007 pranoi miratimin e këtij ligji, tekstin e të cilit ua dhashë unë personalisht grupit tuaj negociator, këtë dakordim të Nikollës për ligjin e UÇK-së po e vërteton edhe CIA në raportet që publikon WIKILEAKS?
Përse nuk e pranuat një deklaratë të tillë për bashkëpunim mes partive Shqiptare në vitin 2008 tre muaj para zgjedhjeve parlamentare ua ofruam ndërsa ju refuzuat, un kam qenë në krye të asaj iniciative që ta bëni bashkimin me partinë tjeter shqiptare për të faktorizuar votën Shqiptare dhe për të evituar konfliktet në zgjedhje?
Tregoni e kujt është deklarata e 2017, e juaja, apo e “Kralit” tuaj Nikollës, sepse u pa qartë se deklarata e kthej në jetë politike Nikollën dhe i dha mundësi të ngrihet “LUGAT” kundër Shqiptarëve dhe ta shfrytëzoj deklaratën si alibi për ti nxit njerëzit kundër Shqiptarve ndërsa qëllimi i tij është ti ik përballjes me drejtësinë për krimet e dyshuara bashkë me ju?!
Përse ju nuk ngriheni njëjtë “LUGAT” kundër Nikollës ti mbroni Shqiptarët?
Cila është prapavija e heshtjes suaj në ditët kur kryeministri juaj i dekadës së fundit po akuzon Shtetin Shqiptar për deklaratën dhe kërcënon haptas me luftë Shqiptarët e Maqedonisë duke vendosur haptas në rrezik të ardhmen e shtetit?
A kjo ishte agjenda juaj e integrimit EU, NATO, që ju premtuat Shqiptarëve në vitin 2008 me Nikollën, e që tani kur jeni zënë ngushtë nga drejtësia ju bëtë një deklarat për “Shqiptarët” e që në fakt e bëtë tu shërbej për shpëtimin tuaj dhe të Kralit tuaj prej drejtësis nga krimet ekonomike?!
BDI-ja, Ali Ahmeti dhe Shqiptarët ranë viktimë e ambicjeve të sëmura të “Komandantëve” të cilët para konfliktit të 2001-shit ishin anonimus dhe të zhytur në varfërin e jetës, ndërsa pas konfliktit të 2001-shit Ali Ahmeti i uli në fotele dhe nuk mundi ti shkul nga aty për 15 vite deri sa e varrosën politikisht vet Aliun dhe BDI-në, por për fat të keq rëndë i përbuzën edhe Shqiptarët!
Opozita që ra në kurthin tuaj, duke ia lidhur goj e këmbë me atë “deklaratë”, të distancohet nga bashkëveprimi me ju, dhe të lënë inatet personale dhe grupore e të bashkohet reth një strategjie të përbashkët edhe me sektorin civil për të çuar në histori këtë politikë antishqiptare dhe antinjerzore, sepse do të jetë bashkëfajtore në gjitha dëmet që vijnë Shqiptarëve nga këto loja të pista politike tuaja me “Kralin” tuaj!