a më shumë se dy muaj që kur deputetët e ri të Parlamentit të Maqedonisë morën mandatatet e verifikuara dhe ka po aq kohë që ende nuk është kryesuar seancë parlamentare, shkaku i krizës politike në vend. Tërë kjo bëri që deputetët të qëndrojnë në shtëpi por njëkohësisht të marrin pagë edhe pse punë nuk bëjnë, njofton Portalb..
Nëse një deputet, pa pjesëmarrje në Komisione parlamentare, merr rrogë në vlerë prej 1,000.00 euro për një muaj, ai deri në fund të muajit shkurt ka marrë dy rroga duke siguruar kështu në konton e tij personale 2,000 euro për “papunësinë” e tij. Duhet kujtojmë se rroga e deputetëve sigurohet nga buxheti shtetëror e që deri më sot janë shpenzuar rreth 240,000 euro vetëm për rrogat neto të deputetëve të përbërjes së re parlamentare.
LEXO: ANALIZË: SA JANË TË PASUR DEPUTETËT E BLLOKUT POLITIK SHQIPTAR?
Rroga për një deputet Rroga për 120 deputetë
Rroga neto për një muaj 1.000 euro 120.000 euro
Rroga neto për dy muaj 2.000 euro 240.000 euro
Rroga mesatare e një deputeti në raport me rrogat mesatare të pozitave tjera shtetërore është tri herë më e madhe, ngaqë rrogat mesatare normale në Maqedoni sillet prej 21 deri në 23 mijë denarë.
Asgjë nga iniciativa që deputetët ta donojnë rrogën e parë të tyre për bamirësi
Edhe pse kohë më parë, nga Edmond Ademi i LSDM-së u dha ideja e mundësisë së dhënies së rrogës së deputetit për qëllime bamirësie, e u përkrah nga E Majta, asgjë konkrete nga kjo nuk doli.
Portalb.mk kontaktoi disa nga pëfaqësuesit e parlamentit për të kuptuar se nëse ato kanë ndërmarrë ndonjë inciativë të tillë.
Të gjithë ishin në të njëjtën vijë të qëndrimit “nuk është keq të jepet rroga e deputetit për qëllime bamirësie por që deri më sot ende nuk kemi ndonjë iniciativë konkrete” duke u arsyetuar se “duhet të preukupohemi për çështjen e milionave të keqpërdoruara nga pushtetarët tjerë e jo për mijëra eurot e marra nga deputetët” me të përfunduar me atë se “nuk jemi në fushatë zgjedhore që të ndërmarrim ndonjë iniciativë ngaqë deputeti përkushtimin për të mirën e qytetarëve e dëshmon me sjellje të ligjeve“.
“Nuk është problem nëse jepet rroga e deputetit për bamirësi, ne këtë e kemi thënë edhe më herët se nëse është nevoja dhe nëse ngritët iniciativë që te jepen rrogat për qëllime humanitare apo edhe të përgjysmohet në atë moment do ta kishim bërë edhe ne. Por as ne e as të tjerët nuk kanë ndërmarrë iniciativë për këtë çështje sepse tash për tash nuk jemi të fokusuar në të. Kemi politikanë të Maqedonisë që dyshohen për keqpërdorim të milionave dhe ato çështje nuk po zbardhen as tash. Rroga prej mijëra eurove e deputeti nuk do të ndryshojë gjendjen e qytetarëve në Maqedoni”, tha Zeqirja Ibrahimi, deputet nga radhët e Lëvizjes Besa.
Ndërsa Ejup Alimi deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim shtoi duke thënë:
“Dhënia e rrogës së deputetit për çështje bamirësie nuk është gjë e keqe por se nuk mund të mendojë në emër të 120 deputetëve ngaqë ai është qëndrim vetanak i tyre. Por iniciativë e tillë deri më sot nuk është ndërmarrë ngaqë nuk jemi në fushatë zgjedhore dhe se kemi organizata joqeveritare që duhet të ndërmarrin iniciativë për këso çështje. Ne jemi deputet dhe jetesën e qytetarëve e përmirësojmë nëpërmjet sjelljeve të ligjit. Këso iniciativa mund të hasen në vesh të shurdhër dhe mund të keqkuptohet duke menduar se bëhen për qëllime politike. Ne ndryshimet për të mirën e qytetarëve i bëjmë nëpërmjet sjelljes së ligjeve”, tha Ejup Alimi.
Muhamed Zeqiri nga LSDM-ja nuk deshi të komentojë për çështjen në fjalë, ndërsa Vesel Memedi ishte i pakapshëm për redaksinë tonë.
Duhet të merret parasysh se krahas rrogës neto, kompensimeve për shpenzime për rrugë dhe pjesëmarrje në komisione të parlamentit, nga buxheti i Maqedonisë për deputetët shfrytëzohen edhe të ardhura për apanazh.
Apanazha paraqet kompensim shtesë për deputetët të cilëve u ka skaduar mandati prej deputeti kurse ende nuk kanë siguruar vend pune tjetër ose janë në prag të pensionimit.
Kujtojmë, se nga gjithsej 123 deputetë nga përbërja paraprake, 58 prej tyre janë zgjedhur për deputetë, ndërkaq 24 janë kthyer në vendet paraprake të punës. Kështu që nga buxheti derdhen prej më shumë se 80 mijë denarë, për ish deputetët.