Shiu solli probleme të reja te studentët të cilët janë vendosur në shtëpitë studentore.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi nga dhomat e shtëpisë studnetore “Stiv Naumov”, në të cilën shihen tavanët e mykura. Studentët megjithatë me kova e mbledhin ujin që rrjedhë nga muret e dhomave të tyre.
Më parë, studentët kaluan edhe një golgotë, duke jetuar me radiatorë të ftohtë, në periudhat kur temperaturat ishin mbi -15 gradë celsius. Në fillim të këtij viti, në shtëpinë studentore “Kuzman Josifovski – Pitu” disa net me radhë ishte plotësisht errët, pasi që nuk ka pasur rrymë elektrike..portalb.mk